Coventry University

Përfaqësuesit e Coventry University do të jenë të pranishëm në World Education Fair dhe do të jenë të gatshëm t'ju japin informacione të detajuara rreth këtij universiteti .
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
Coventry University është një universitet modern, me një traditë krenare në ofrimin e arsimit të lartë cilësor dhe fokusin në kërkimet shkencore. I themeluar më 1843, universiteti ka një traditë 175 vjeçare në ofrimin e mësimdhënies cilësore të arsimit të lartë. Universiteti Coventry është universiteti i nëntë më i madh në Mbretërinë e Bashkuar ne regjistrimin e studenteve (31,690 studentë gjithsej). Katër fakultetet e tij, të cilat përbëhen nga shkolla dhe departamente, drejtojnë rreth 300 kurse universitare dhe pasuniversitare. Në të gjithë universitetin ka 11 qendra kërkimore që specializohen në fusha të ndryshme, nga transporti deri te studimet për paqen. Ajo ka dy kampe kryesore: një në qendër të Coventry ku janë të vendosura shumica e operacioneve të saj, dhe një në Londër qendrore e cila përqendrohet në kurse biznesi dhe menaxhimi. Universiteti gjithashtu drejton institucione të arsimit të lartë në Coventry. Coventry University renditet i 13-ti sipas The Guardian University Guide 2018 dhe për 7 vite rradhazi universiteti është vlerësuar si TOP UK Modern University. 97% e studentëve të diplomuar me sukses punësohen në kompani të njohura ndërkombëtare. Universiteti ka partneritet me kompani të mirënjohura si Jaguar Land Rover, GE Aviation, PwC, DHL and Intel, në të cilat janë punësuar disa nga të diplomuarit e vetë.