
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
ISE është e vetmja shkollë ndërkombëtare me konvikt në Holandë dhe ekziston prej 80 vitesh. Ajo është e vendosur në një kështjellë të vërtetë në stilin e Louis XIV, e cila daton nga 1715. Kështjella Eerde ka një histori të shquar. Personeli mësimdhënës në Eerde është shumë i kualifikuar dhe me përvojë, dhe ashtu sikurse studentët e tyre ,ata janë të nacionaliteteve të ndryshme. Ata kanë aftësinë të pajisin studentët me një shkallë të lartë individualizmi për shkak të raportit të shkëlqyer profesor/studentë. Studentët inkurajohen që të jenë të vetë-motivuar, për të përqafuar metodikën e studimit gjatë gjithë jetës dhe për të zhvilluar një shkallë të lartë të vetëdijes ndërkombëtare. Vizioni i ISE është që të sigurojë një mjedis të sigurt në të cilin të gjithë nxënësit mund të rriten akademikisht, për të demonstruar aftësitë e të menduarit kritik dhe të bëhen qytetarë globalë dhe të përgjegjshëm në fazat e mëvonshme të jetës.
Programet Akademike
Kurrikulat të cilat ofrohen aktualisht në Eerde janë Primary Curriculum, the International Middle Years Curriculum dhe Cambridge CS1, International General Certificate of Education (IGCSE) dhe the International Baccalaureate Diploma.
International Middle Years Curriculum (IMYC) / Cambridge Secondary 1(CS1) (11-14 vjeç)