Mariannapolis Preparatory School

Marianapolis është një shkollë me 400 studentë nga 56 qyetete dhe shtete të ndryshme përreth SH.B.A dhe mbi 20 vende të ndryshme të botës. Marianapolis krenohet me një raport 7: 1 student / mësues me një madhësi mesatare të klasës prej 12 nxënësish. Me klasa të ndryshme nderi, 20 kurse AP® dhe mbi 100 lëndë zgjedhore. Studentët kultivohen për të menduar në mënyrë kritike ndërsa drejtohen nga mësues tepër të aftë. Në Marianapolis, studentët janë të përfshirë në aktivitete dhe disiplina të ndryshme ku vazhdimisht sfidojnë veten për të vendosur qëllime të reja akademike.
Të mësuarit në mënyrë praktike është një shenjë dalluese e arsimit në Marianapolis përmes platformave të të nxënit të bazuara në projekte të tilla si Qendrat e Ekselencës, LEAP Java dhe Mësimi Eksperimental. Qendrat e Ekselencës lejojnë që studentët të ndjekin një diplomë të specializuar në një fushë specifike akademike që përfshin praktika të ndryshme, dhe kulmon në një projekt studimi të pavarur njëvjeçar.