MODUL University Vienna
MODUL University Vienna
Përfaqësuesit e MODUL University Vienna do të jenë të pranishëm në World Education Fair dhe do të jenë të gatshëm t'ju japin informacione të detajuara rreth këtij universiteti .
 
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
 
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
Regjistrohu këtu
MODUL University Vienna konsiderohet si universiteti lider ndërkombëtar privat i Austrisë dhe është në pronësi të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Vienë, ofruesi më i madh i arsimit privat në Austri. Universiteti është i vendosur në Vienë, qyteti numër një në botë për cilësinë e jetesës për vitin 2009-2018, dhe renditet në 25 universitetet më të mira në botë për publikimet akademike.
MODUL University Vienna është themeluar më 1908 dhe ka nje experiencë prej më shumë se 100 vjet në fushën e edukimit.  Gjithashtu ai është një nga shkollat me një traditë të gjatë në fushën e turizmit dhe mikëpritjes në mbarë botën. MODUL University Vienna ofron arsim të avancuar në fushat e menaxhimit ndërkombëtar, teknologjisë së re të mediave, qeverisjes publike, zhvillimit të qëndrueshëm dhe menaxhimit të turizmit dhe mikpritjes. Të gjitha programet janë të akredituara nga AQ Austria (Agency for Quality Assurance and Accreditation Austria). Që nga viti 2012, programet e lidhura me turizmin janë akredituar nga sistemi i çertifikimit TedQual i fondacionit UNWTO Themis.
MU kombinon një themel të fortë akademik me një angazhim në qëndrueshmërinë dhe inovacionin, si shtytësit kryesorë të suksesit afatgjatë. Ajo synon të nxisë hulumtime të pavarura dhe origjinale dhe të sjellë përfitimet e inovacionit tek komuniteti hulumtues dhe publiku i gjerë. MU operon mbi një rrjet ndërkombëtar të universiteteve partnere, ndërmarrjeve tregtare dhe institucioneve publike. Fakulteti i saj përbëhet nga studiues të njohur austriakë dhe ndërkombëtarë, të cilët kanë një angazhim të fortë për të zhvilluar këtë institucion në një platformë kërkimore kryesore në fushat e saj. 
Universiteti ka një larmishmëri nacionalitetesh, ku aktualisht rreth 70% janë student ndërkombëtarë. 
Ky website përdor "cookies" . Duke përdorur atë, pranoni Politikën e privatësisë dhe Politikën e cookie-t . Mësoni më shumë për "cookies" .          Konfigurimet      Prano     
Konfigurimet e Cookie
Ne përdorim "cookies" për t'ju dhënë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesve në faqen tonë. Prej këtu, mund të aktivizoni ose fikni cookies që faqja përdor
E nevojshmeAta regjistrojnë të dhënat që kërkohen për veçoritë themelore të faqes, si p.sh. nënshkrimi i pëlqimit të Politikës Cookie.
StatistikorAta mbledhin statistika të vizitorëve, p.sh., të përdorura nga Google Analytics për të optimizuar shkëmbimin e të dhënave, njohjen e vizitorëve dhe më shumë.
ReklamimiPërdoren për të drejtuar fushatat e reklamave në rrjetin e Google, Facebook, etj., Përdoren për të ndjekur vizitat nga fushatat reklamuese.
Çaktivizo cookies