
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
Kampusi kryesor i Northumbria ndodhet në Newcastle upon Tyne në Veri-Lindje të Anglisë, më pak se tre orë nga Londra dhe pak më shumë se një orë nga Edinburg, me lidhje ajrore të gjera ndërkombëtare direkte me Dubai, Florida dhe të gjitha qendrat kryesore evropiane. Universiteti gjithashtu ka një kampus në qendër të Londrës dhe së fundmi hapi një bazë evropiane në Amsterdam.
Kostoja e jetesës është më e ulët në Newcastle se shumë qytete të tjera në Mbretërinë e Bashkuar dhe është votuar rregullisht një nga qytetet më të mira studentore të UK! Northumbria krenohet me një nga kampuset më të mira në vend që ka investuar më shumë se 250 milion GBP në ambiente të reja të jashtëzakonshme për studentët, duke përfshirë shtesat e saj më të fundit të studiove të reja të arkitekturës dhe një ndërtesë të re për studentët që studiojnë kurse të shkencave teknologjike. Gjithashtu ka një qendër të madhe sportive prej 30 milion £ në zemër të kampusit që u ofron studentëve një palestër të madhe, pishinë, salla sportive dhe klasa fitnesi, si dhe një arenë me 3,000 vende.