en
RIT Croatia | Rochester Institute of Technology Croatia
RIT Croatia | Rochester Institute of Technology Croatia
Përfaqësuesit e RIT Croatia | Rochester Institute of Technology Croatia do të jenë të pranishëm në World Education Fair dhe do të jenë të gatshëm t'ju japin informacione të detajuara rreth këtij universiteti .
 
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
 
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
Regjistrohu këtu
RIT Croatia, i njohur si Kolegji Amerikan i Menaxhimit dhe Teknologjisë (American College of Management and Technology (ACMT), është themeluar më 1997, në periudhën kur Ministria e Shkencës , Edukimit dhe Sporteve e Republikës së Kroacisë inicioi themelimin e institucioneve private për arsimin e lartë.
Kolegji Amerikan i Menaxhimit dhe Teknologjisë në vitin 2013 ndryshoi emrin e tij në RIT Croatia (Rochester Institute of Technology, Kroaci) në përputhje  me emrin e institucionit mëmë - Rochester Institute of Technology.
RIT Kroacia ofron programe të studimit në dy kampuse, një që gjendet në qytetin turistik bregdetar të Dubrovnikut dhe një në kryeqytetin e vendit, Zagreb. RIT Kroacia ofron tre programe universitare: Mikpritje dhe Menaxhim i Shërbimeve Ndërkombëtare (Dubrovnik), Biznesi Ndërkombëtar (Zagreb) dhe Teknologjia e Informacionit / Web dhe Mobile Computing (Dubrovnik dhe Zagreb); si edhe programin master shkencor mbi  Lidershipin dhe Inovacionin e Shërbimit ne Zagreb. 
RIT Kroacia ofron arsim të lartë sipas standarteve amerikane duke i përgatitur të gjithë studentët për një karrierë globale. Në RIT Kroacia studiojnë studentë nga Kroacia dhe nga e gjithë bota. Aktualisht, 30 % e tyre janë studentë ndërkombëtarë.
RIT Croatia është i vetmi institucion arsimor në Kroaci që ofron dy diploma: diplomë Amerikane nga Rochester Institute of Technology dhe një diplomë Kroate nga RIT Croatia.
Ky website përdor "cookies" . Duke përdorur atë, pranoni Politikën e privatësisë dhe Politikën e cookie-t . Mësoni më shumë për "cookies" .          Konfigurimet      Prano     
Konfigurimet e Cookie
Ne përdorim "cookies" për t'ju dhënë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesve në faqen tonë. Prej këtu, mund të aktivizoni ose fikni cookies që faqja përdor
E nevojshmeAta regjistrojnë të dhënat që kërkohen për veçoritë themelore të faqes, si p.sh. nënshkrimi i pëlqimit të Politikës Cookie.
StatistikorAta mbledhin statistika të vizitorëve, p.sh., të përdorura nga Google Analytics për të optimizuar shkëmbimin e të dhënave, njohjen e vizitorëve dhe më shumë.
ReklamimiPërdoren për të drejtuar fushatat e reklamave në rrjetin e Google, Facebook, etj., Përdoren për të ndjekur vizitat nga fushatat reklamuese.
Çaktivizo cookies