University of Essex

Universiteti i Essex është themeluar me 1964 dhe në të studiojnë mbi 15 000 studentë nga 140 vende të ndryshme në botë, duke e berë atë universitetin më të kërkuar nga studentët ndërkombëtare në Mbretërinë e Bashkuar. Universiteti ka tre kampuse, Colchester, Southend dhe Lauton të cilat pozicionohen në zonat hisotrike të Essex. Kampusi o Colchester është më i madhi dhe është i vendosur në Wivenhoe Park me një hapërsirë prej 200 hektarësh. Programet që ofron grupohen ne tre fakultete: shkencat humane, shkencat shoqërore, shkenca mjekësore. Gjatë viteve, universiteti ka ndërtuar një reputacion për një institucion arsimor që ofron arsim cilësor së bashku me hulumtimet. Studentët gjithashtu preferojnë atë për shkak të afërsisë me Londrën dhe akomodimin e përballueshëm. Specialitetet më të kërkuara janë ato në fushën e marrëdhënieve dhe politikës ndërkombëtare, aktivitetet sociale, shkencat evropiane, gjuhët dhe ligji. Universiteti është vlerësuar me çmimin e artë për nivelin e lartë të mësimdhënies nga Teaching Excellence Framework 2017. Gjithashtu ai renditet në 25 universitetet më të mira për nivelin e studimeve kërkimore nga Good University Guide si edhe ndër 15 universitetet më të mira në Angli për kënaqësinë studentore (NSS 2017)