BBIS Berlin Brandenburg International School GmbH
BBIS Berlin Brandenburg International School GmbH
Përfaqësuesit e BBIS Berlin Brandenburg International School do të jenë të pranishëm në World Education Fair dhe do të jenë të gatshëm t'ju japin informacione të detajuara rreth këtij universiteti .
 
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
 
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
Regjistrohu këtu
Berlin Brandenburg International School është një shkollë internacionale, ku mësojnë nxënës nga më shumë se 50 shtete dhe ofron programin prestigjoz International Baccalaureate, i akredituar nga Komiteti i Shkollave Ndërkombëtare.
E themeluar në 1990, misioni kryesor i shkollës është të sigurojë një arsimim të shkëlqyer, me një gjuhë angleze cilësore.
Shkolla ofron programe arsimore të shumëllojshme. Filozofia e shkollës është kombinimi i standarteve akademike të arrira me njohuritë praktike dhe eksperiencën e përfituar jashtë shkollës. Baza shkollore aktuale ndodhet në qytetin Kleinmachnau të krahinës Brandenburg, me një distancë të vogël nga Postdam dhe nga periferitë e jug-perëndimit të Berlinit. Shkolla zë një sipërfaqe prej 100 hektarësh, ku përfshihen pyje dhe një pjesë nga bregu i liqenit Seeberg. Ka katër ndërtesa të rinovuara, ku mësojnë nxënësit e shkollës fillore, e përgjithshme dhe e mesme. Shkolla ka në dispozicion klasa të mëdha, laboratore shkencore, sallë kompjuterash, laborator informatike, studio arti, kabinete muzikore për prova, dy salla multifunksionale, biblotekë, klub i stafit pedagogjik dhe i nxënësve. Shkolla gjithashtu përfshin sallën e sportit dhe stadiumin e ndriçuar me pistë atletizmi, terren për volejboll plazhi, basketboll, terrene tenisi dhe një seksion për hedhjen së gjati, hedhje disku dhe peshash, si dhe një sipërfaqe për lojra modern. Në sallën e sportit të ndërtuar në 2008, mund të praktikohet fitnesi, ngjitje, basketboll, handball, futboll dhe tenis. Kjo e fundit përdoret ndonjëherë edhe për koncerte ose pjesë teatrosh.
Ky website përdor "cookies" . Duke përdorur atë, pranoni Politikën e privatësisë dhe Politikën e cookie-t . Mësoni më shumë për "cookies" .          Konfigurimet      Prano     
Konfigurimet e Cookie
Ne përdorim "cookies" për t'ju dhënë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesve në faqen tonë. Prej këtu, mund të aktivizoni ose fikni cookies që faqja përdor
E nevojshmeAta regjistrojnë të dhënat që kërkohen për veçoritë themelore të faqes, si p.sh. nënshkrimi i pëlqimit të Politikës Cookie.
StatistikorAta mbledhin statistika të vizitorëve, p.sh., të përdorura nga Google Analytics për të optimizuar shkëmbimin e të dhënave, njohjen e vizitorëve dhe më shumë.
ReklamimiPërdoren për të drejtuar fushatat e reklamave në rrjetin e Google, Facebook, etj., Përdoren për të ndjekur vizitat nga fushatat reklamuese.
Çaktivizo cookies