en
Bucksmore (Oxford International)
Bucksmore (Oxford International)
Informacionin e nevojshëm rreth Bucksmore Education do të keni mundësinë ta merrni në World Education Fair.
 
Përveç takimeve individuale me përfaqësuesit e cdo institucioni, ju do të keni mundësinë të ndiqni prezantime dhe workshope të ndryshme nga ekspertë të fushes së arsimit.Gjithashtu do të keni mundësinë të përfitoni zbritje dhe oferta të shumta në produktet dhe shërbimet që Integral ofron.
 
Plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë. Pjesëmarrja në event është falas.
Regjistrohu këtu
Organizata Bucksmore u themelua në vitin 1979 dhe që prej asaj kohe ofron kurse për gjuhë të huaja. Kurset zhvillohen në universitete prestigjioze si Oxford, Cambridge dhe Londër. Ofrohen kurse speciale për studentët që synojnë të vazhdojnë arsimin e mesëm ose të lartë në Mbretërinë e Bashkuar.
- Udhëheqësit e rinj - është një kurs intensiv që përfshin leksione, seminare, debate për zgjidhjen e problemeve dhe prezantime. Nuk është kurs i gjuhës angleze. Disa nga temat që diskutohen janë të lidhura me sistemin ligjor të Britanisë, udhëheqësit e mëdhenj britanikë; zhvillohen debate politike; Mësohen aftësitë e menaxhimit të kohës dhe artikulimit gjatë një prezantimi; studentët marrin pjesë në negociata, mësojnë se si të ndërtojnë rrjete profesionale. Studentët punojnë në një projekt.
- Përgatitje për të aplikuar në një universitet - programi është caktuar për studentë të huaj, ambiciozë dhe të motivuar që janë gati të aplikojnë në universitetet më të mira të Mbretërisë së Bashkuar. Klasat zhvillohen në grupe të vogla dhe mësimi është i ndarë në 5 pika. Organizohen leksione dhe seminare të përbashkëta për të gjithë studentët, me tematika si: Njohuri të përgjithshme kulturore; Aftësitë personale, Përgatitja për të aplikuar në një universitet; Seminare mbi aftësitë akademike; Këshilltarët personalë.
- Programet e Studimeve të Avancuara të Oksfordit, Kembrixhit dhe Londrë. Metodat e mësimdhënies pasqyrojnë ato të Oksford dhe Kembrixh. Programi është i përshtatshëm për studentët me aftësi të shkëlqyera të gjuhës angleze, ata që kanë gjuhë amtare anglishten, si dhe studentë nga SH.B.A. Klasat zhvillohen në grupe të vogla dhe në shumicën e rasteve mësuesit janë alumni dhe tutorë nga Universiteti i Oksfordit dhe Universiteti i Kembrixhit. Përveç klasave, studentët marrin pjesë në seminare për sipërmarrje; gazetari; krijim filmi; teatër; skicim urban;
Ky website përdor "cookies" . Duke përdorur atë, pranoni Politikën e privatësisë dhe Politikën e cookie-t . Mësoni më shumë për "cookies" .          Konfigurimet      Prano     
Konfigurimet e Cookie
Ne përdorim "cookies" për t'ju dhënë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesve në faqen tonë. Prej këtu, mund të aktivizoni ose fikni cookies që faqja përdor
E nevojshmeAta regjistrojnë të dhënat që kërkohen për veçoritë themelore të faqes, si p.sh. nënshkrimi i pëlqimit të Politikës Cookie.
StatistikorAta mbledhin statistika të vizitorëve, p.sh., të përdorura nga Google Analytics për të optimizuar shkëmbimin e të dhënave, njohjen e vizitorëve dhe më shumë.
ReklamimiPërdoren për të drejtuar fushatat e reklamave në rrjetin e Google, Facebook, etj., Përdoren për të ndjekur vizitat nga fushatat reklamuese.
Çaktivizo cookies