De Montfort University
De Montfort University
De Montfort University është i vendosur në qytetin e Leicester, vetem një orë e gjysëm larg nga Londra. Universiteti është veçanërisht i njohur për degët e artit dhe ofron një nga programet më të mira në Arkitekturë. DMU mban partneritet me biznese nga fusha të ndryshme, nga të cilët studentët mund të kenë përfitime. Për shembull, dizenjuesi i këpuceve Jimmy Choo është shpesh i ftuar dhe mban leksione në këtë universitet.

Të gjitha ndërtesat në De Monfort University përfshirë këtu edhe kampusin kryesor, janë të vendosura në qendër të qytetit. Leicester është një nga kampuset më të sigurta në Britaninë e Madhe. Emri i tij ka prejardhjen nga konti francez Simon de Montfort i cili sundoi në Leicester në shekullin e XIII. Konti i Leicesterit ishte një nga figurat kryesore e aktive në formimin e parlamentit të parë Anglez.

Në partneritet me Oxford International, universiteti ka themeluar De Montfort University International College (DMUIC), i vendosur brenda kampusit të universitetit. Përmes programeve të tyre të integruara, DMUIC u ofron studentëve ndërkombëtarë një fillim alternativ për studimet e tyre në DMU, përgatitjen për studimet në gjuhën angleze, si edhe i pajis ata me njohuritë e duhura akademike për të patur sukses në studimet e tyre të mëtejshme në universitet.

DMU ka një rekord të lartë të numrit të studentëve të punësuar pas diplomimit. Sipas statistikave për vitin 2017, rreth 95 % e të diplomuarve të DMU-së janë punësuar pas përfundimit të studimve, krahasuar me një mesatare rreth 93% e të diplomuarve në nivel kombëtar.

DMU ka në fokus globalizimin dhe si i tillë mirëpret çdo vit një numër të madh të studentëve ndërkombëtare.
Regjistrohu këtu
Ky website përdor "cookies" . Duke përdorur atë, pranoni Politikën e privatësisë dhe Politikën e cookie-t . Mësoni më shumë për "cookies" .          Konfigurimet      Prano     
Konfigurimet e Cookie
Ne përdorim "cookies" për t'ju dhënë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesve në faqen tonë. Prej këtu, mund të aktivizoni ose fikni cookies që faqja përdor
E nevojshmeAta regjistrojnë të dhënat që kërkohen për veçoritë themelore të faqes, si p.sh. nënshkrimi i pëlqimit të Politikës Cookie.
StatistikorAta mbledhin statistika të vizitorëve, p.sh., të përdorura nga Google Analytics për të optimizuar shkëmbimin e të dhënave, njohjen e vizitorëve dhe më shumë.
ReklamimiPërdoren për të drejtuar fushatat e reklamave në rrjetin e Google, Facebook, etj., Përdoren për të ndjekur vizitat nga fushatat reklamuese.
Çaktivizo cookies