Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
EF Academy zotëron 3 kampuse, 2 në SHBA dhe një në Mbretërinë e Bashkuar (MB): Pasadena, Kaliforni (për nxënës midis 13-18 vjeç); Nju Jork (13-18 vjeç); Oksford, MB (16-18 vjeç).
Campuset:
-
Pasadena, Kaliforni:
Kampusi në Pasadena, Kaliforni është ultra-modern, me pajisje të gjeneratës së fundit dhe qasje të lehtë në pikat e interesit në Los Anxhelos. 92% e të diplomuarve pranohen në universitetin e parë ose të dytë të zgjedhur, dhe numri i të diplomuarve tejkalon 5000. Shkolla ofron programin e studimit US High School Diploma dhe kurse Advanced Placement (AP).
-
Nju Jork:
Kampusi në Nju Jork përfshin 97 hektarë dhe ndodhet një udhëtim i shkurtër me tren nga qyteti legjendar i Nju Jorkut. Në kampus përfshihen dy rezidenca për nxënës, një qendër sportive, laboratorë, ndërsa nxënësit vijnë nga mbi 60 vende. Shumë prej klubeve të ofruara në kampus përcaktohen nga interesi i studentëve, kështu që temat variojnë gjerësisht, nga artet dhe hobit te klubet STEAM dhe Aventure.
-
Oksford, MB:
Nxënësit kanë qasje në shumë fasilitete (sportive dhe akademike) në kuadër të Oxford Brookes University, e cila ndodhet në një distancë të shkurtër. Shkalla e pranimit në fakultet e të diplomuarve është 99%. Nxënësit zgjedhin midis programeve të studimit A-levels ose International Baccalaureate (IB) dhe vazhdojnë në universitete të larta në MB, SHBA ose pjesën tjetër të botës.
Programet e Studimit
| Vendndodhja | Mosha | Programet |
| Oksford | 16-18 vjeç | A-levels, IB |
| Pasadena | 13-18 vjeç | HSD (High School Diploma), AP |
| Nju Jork | 13-18 vjeç | IB, HSD (High School Diploma), AP |