EPITECH Balkans
EPITECH Balkans
Përfaqësuesit e EPITECH Balkans do të jenë të pranishëm në World Education Fair dhe do të jenë të gatshëm t'ju japin informacione të detajuara rreth këtij universiteti .
 
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
 
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
Regjistrohu këtu
Cfare eshte Epitech?
 
 
Epitech, eshte nje universitet francez program Grande Ecole (99% te Elites Franceze te diplomuar nga sistemi Grande Ecole), nga 2017 operojmë ne Tiranë, si pikë referente per Europen Jug-Lindore. Menyra e mesimit vetem permes projekteve per te gjitha lendet, ne te cilin cdo student pajiset me Diplome Franceze me titullin Ekspert i Sistemit te Informimit.
 
Misioni ynë është të krijoj kushte të zhvillimit Intelektual, personal dhe Inter-personal, të studentëve tanë me qëllim për ti mundësuar atyre krijimin dhe zhvillimin e Teknologjive të cilat trasformojnë Botën e individëve dhe kompanive.
 
Epitech karakterizohet nga zgjidhjet e problemeve në një nivel të lartë të ekspertizes dhe profesionalizmit e cila nxit zhvillimin e angazhimit të lidershipit.
Për këto arsye, në Epitech i trajnojmë studentët tanë në mënyrë të përgjithshme.
Ata e marrin punën e tyre përzemër, e cila mbështetet tek njohuritë e menaxhimit të një projekti dhe tregojnë veten e tyre që janë jashtëzakonisht të pavarur.
Përsa i përket Epitech ka një përhapje kombëtare dhe ndërkombëtare ku kemi një Program mësimor i cili nuk ka nevojë për libra dhe cdo gjë bëhet nëpërmjet Kompjuterit i cili do jetë libri dhe shoku juaj këto 5 vite.Kjo mënyrë e re të mësuarit është thelbësore për një model cilësor, duke thyer praktikat tradicionale të edukimit,të cilat nuk janë aq pranë jetës profesionale.
Misioni i Epitech është trajnimi i inteligjencës së re të së nesërmes.
Përgatit individët të cilët e kanë pasion Teknologjinë e Informacionit dhe vendos aksionin në themel të mësimit të saj.
 
Programet tona te studimit :
 
Programi pesë-vjeçar tek Epitech është i ndarë në dy cikle:
 
Cikli i Parë (Bachelor), përbëhet prej 3 vitesh në Tiranë :
 
1-Bazat,(Viti i parë) : Në vitin e parë mësohen bazat metodologjike dhe reflekset e nevojshme për të fituar një qasje logjike ndaj shkencave kompjuterike.
 
2-Konsolidimi,(Viti i dyte) : Gjatë këtij viti, studentët zhvillojnë njohuritë e tyre me gjuhët e programimit, forcojnë logjikën e tyre bazuar mbi njohuritë e mjeteve matematikore dhe një qasje ndaj sistemeve komplekse.
 
 
3-Zotësia. (Viti i trete) : Ky siguron kompetencat që bëjnë të mundur patjen e një vlere të shtuar në një kompani dhe mundëson studentin të verë në punë metoda te ndryshme të mësuara në mënyrë koherente. Si përfundim viti i tretë përgatit studentët për t’u integruar plotësisht në një kompani.
 
 
Cikli i dytë (Master), ose cikli i ekspertizës, përbëhet prej 2 vitesh :
 
1-Ndërkombëtarizimi,(Viti i 4)
Epitech siguron që viti i katërt jashtë vendit të jetë një avantazh i vërtetë për studentët.
Me kalimin e viteve, shkolla ka krijuar një rrjet partnerësh të njohur, i cili mundëson studentët e saj të kapin më të mirën e teknologjisë së informacionit në mbarë botën. Llojshmëria e zgjedhjeve mundëson studentët të gjejnë destinacionin që i përshtatet më shumë, si nga ana kulturore dhe ajo e mësimit, që të ndjehen të përmbushur tërësisht. 
 
2-Ekspertiza (Viti i 5)
Në vitin e pestë, studentët e vijojne në Paris per te gjithe studentat Epitech. Gjatë muajit Shkurt prezantojne EIP, dhe komercializohet 100%. Për çdo vit rreth 104 startup nga Epitech.
 
 
 
 Kurse Intensive 
 
Coding Academy by Epitech 
 
Akademia e Kodimit e thënë ndryshe Coding Academy, duke u mbështetur në ekspertizën e Epitech, një universitet udhëheqëse në Francë që ka revolucionuar mënyrën e mësimit, ofron programe të shkurtra dhe intensive trajnimi me një mbështetje të fortë gjatë procesit të të mësuarit për të siguruar një bazë solide profesionale, e cila mund të vihet në përdorim të menjëhershëm në kompani. 
Drejtimet e karrieres pas trajnimit ne Coding Academy:
 
Integrator Web,
Zhvillues web full-stack
Zhvillues web front-end
Zhvillues web back-end
Manager i projekteve, sipas metodave Agile & V
Konsulent IT
 
Është I hapur, për gjithë kandidatet, qe posedojne dy vite te validuara te ciklit Bachelor nga të gjitha fakultetet, nga mosha 22 deri 55 vjec. Për kandidatet qe deshirojne të orientohen rreth transformimit dixhital, sepse informatiken e nisim nga bazat.Coding Academy zgjatë 22 javë (18 javë mesim 1-3 muaj praktike), nga e hëna në të premte, çdo ditë nga ora 9 deri në orën 21:00 (60 orë në javë), në ambientet e Epitech Tirana, rruga e Rinasit, Tirana Business Park, ndërtesa 07.
 
Për vitet e fundit kemi sjellë një valë të re pasioni, që është thelbësore për metodat unike të mësimdhënies dhe për besimin tek studentët tanë dhe projektete tyre ambicioze.
Ky website përdor "cookies" . Duke përdorur atë, pranoni Politikën e privatësisë dhe Politikën e cookie-t . Mësoni më shumë për "cookies" .          Konfigurimet      Prano     
Konfigurimet e Cookie
Ne përdorim "cookies" për t'ju dhënë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesve në faqen tonë. Prej këtu, mund të aktivizoni ose fikni cookies që faqja përdor
E nevojshmeAta regjistrojnë të dhënat që kërkohen për veçoritë themelore të faqes, si p.sh. nënshkrimi i pëlqimit të Politikës Cookie.
StatistikorAta mbledhin statistika të vizitorëve, p.sh., të përdorura nga Google Analytics për të optimizuar shkëmbimin e të dhënave, njohjen e vizitorëve dhe më shumë.
ReklamimiPërdoren për të drejtuar fushatat e reklamave në rrjetin e Google, Facebook, etj., Përdoren për të ndjekur vizitat nga fushatat reklamuese.
Çaktivizo cookies