Kings Education
Kings Education
Përfaqësuesit e Kings Education do të jenë të pranishëm në World Education Fair dhe do të jenë të gatshëm t'ju japin informacione të detajuara rreth këtij universiteti .
 
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
 
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
Regjistrohu këtu
Kings Colleges janë një nga grupet kryesore të kolegjeve ndërkombëtarë në Mreterine e Bashkuar që ofrojnë programe të specializuara për integrim të suksesshëm në sistemin arsimor britanik dhe regjistrim në universitetet elitare angleze. Kings Colleges ofrojnë një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore në të cilën studentët zënë vendin qendror dhe marrin mbështetje në çdo fazë të zhvillimit të tyre. Kings Colleges janë pionierë në trajnimin e studentëve të huaj. Mbi 75% e tyre pranohen në universitetet më të mira në Angli dhe Skoci.
  • Kings Bournemouth: kampusi ndodhet rreth 10 minuta me këmbë nga qendra e Bournemouth. Dy ndërtesat mbresëlënëse të kolegjit janë të rrethuar nga kopshte. Nxënësit kanë në dispozicion 28 klasa, shumica te pajisura me pajisje audio dhe video, tabela të bardha interaktive, një auditor që përdoret si sallë kinemaje dhe për organizimin e festave. Kolegji posedon tokë multifunksionale ku mund të ushtrohen sporte të ndryshme: basketboll, volejboll, tenis dhe pingpong.
 
  • Kings Oxford: Kolegji i Oksfordit ndodhet rreth 10 minuta me autobus nga qendra e qytetit. Shkolla ka 21 klasa, disa të pajisura me pajisje audio dhe video, tabela të bardha interaktive, laboratorë fizikë dhe një dhomë në studio arti, me departamente për pikturë, vizatim dhe modelim. Në auditor zhvillohen provimet dhe organizohen takime me përfaqësues të universiteteve të ndryshme. Ekziston edhe një qendër kompjuterike me internet wireless në dispozicion të studentëve
 
  • Kings London: kolegji ka dy ndërtesa të mëdha, të vendosura në periferi të të Beckenham London. Londra qendrore është vetëm 17 minuta larg me tren. Shkolla ka 18 klasa, shumica e pajisura me pajisje audio dhe video për studime individuale. Përballë shkollës ndodhet një kompleks sportiv me pishinë, palestër, fushë sportive, studio kërcimi, qendër shëndetësore dhe bukurie.
 
  • Kings Brighton: ndodhet në veri të Brighton, pak minuta larg qendrës së qytetit. Hapësirat e ndritshme, moderne dhe ambientet e kolegjit ofrojnë një mjedis të shkëlqyer studimi dhe integrimi i konviktit dhe mensës në të njëjtën ndërtesë kontribuon në rritjen e nivelit të komoditetit dhe sigurisë që u ofrohet studentëve ndërkombëtarë. Studentët shijojnë sallat e bollshme, një bibliotekë moderne, një laborator shkencor, një studio arti dhe dizajni, një dhomë ngrënie të brendshme dhe të jashtme për ditët me diell.
Ky website përdor "cookies" . Duke përdorur atë, pranoni Politikën e privatësisë dhe Politikën e cookie-t . Mësoni më shumë për "cookies" .          Konfigurimet      Prano     
Konfigurimet e Cookie
Ne përdorim "cookies" për t'ju dhënë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesve në faqen tonë. Prej këtu, mund të aktivizoni ose fikni cookies që faqja përdor
E nevojshmeAta regjistrojnë të dhënat që kërkohen për veçoritë themelore të faqes, si p.sh. nënshkrimi i pëlqimit të Politikës Cookie.
StatistikorAta mbledhin statistika të vizitorëve, p.sh., të përdorura nga Google Analytics për të optimizuar shkëmbimin e të dhënave, njohjen e vizitorëve dhe më shumë.
ReklamimiPërdoren për të drejtuar fushatat e reklamave në rrjetin e Google, Facebook, etj., Përdoren për të ndjekur vizitat nga fushatat reklamuese.
Çaktivizo cookies