NABA Nuova Accademia di Belle Arti Milano
Përfaqësuesit e NABA Nuova Accademia di Belle Arti Milano do të jenë të pranishëm në World Education Fair dhe do të jenë të gatshëm t'ju japin informacione të detajuara rreth këtij universiteti .
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.

NABA është Akademia më e madhe dhe e vlerësuar si më e mira në fushën e Arteve të Bukura në Itali. Është e njohur ligjërisht nga sistemi i Arsimit të Lartë Artistik dhe Muzikor, pjesë e sektorit universitar që drejtohet nga Ministria e Universiteteve dhe Kërkimit. NABA është cilësuar si një ndër 100 universitetet më të mira në fushën e Arteve të Bukura dhe në Design.
NABA është pjesë e një rrjeti bashkëpunues institucionesh dhe partnerësh që mundësojnë rritjen dhe pasurimin e njohurive përtej perimetrit të Akademisë në fushën e modës, dizajnit, arteve pamore, medias dhe teknologjive të reja, grafikës dhe komunikimit.

Pse të zgjidhni NABA për studimet tuaja në art dhe dizajn
- Akademia më e madhe në Itali për artet dhe dizajnin;
- Të studioni në Milano dhe Romë, kryeqytetet ndërkombëtare të Kulturës, Artit, Dizajnit dhe Modës;
- Të bashkëpunoni me kompani dhe institucione në projekte, praktika profesionale dhe të përfitoni nga shumë mundësi të tjera;
- Të fitoni një qasje ndërdisiplinore, globale dhe të orientuar drejt eksperimentimit;
- Të mësoni nga pedagogë prestigjiozë dhe profesionistë me famë ndërkombëtare;
- Të ndiqni programe në gjuhën italiane dhe angleze dhe të merrni një diplomë të njohur zyrtarisht nga Ministria Italiane e Universitetit dhe Kërkimit (MUR), si dhe në nivel ndërkombëtar;
- Të studioni në një institucion të vlerësuar me çmime dhe të renditur në botë, i shpallur Akademia më e mirë italiane dhe në Top 100 botërore në Art & Design nga QS World University Rankings® by Subject, si dhe i përzgjedhur ndër shkollat më të mira të Dizajnit dhe Modës nga DOMUS Magazine dhe FRAME Publishers.