POLIS University

Përfaqësuesit e Universiteti POLIS do të jenë të pranishëm në World Education Fair dhe do të jenë të gatshëm t'ju japin informacione të detajuara rreth këtij universiteti .
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
Universiteti POLIS është një IAL privat i themeluar në 04.04.2006 dhe licensuar me Vendim të Këshillit të Ministrave VKM Nr. 698, datë 11.10.2006. Akredituar me Urdhër të Ministrisë Arsimit dhe Shkencës institucionalisht po ashtu dhe në programet respective. Universiteti POLIS krijon dhe mban në vijimësi marrëdhënie me institucione pjesëmarrëse të Sigurimit të Cilësisë, jo vetëm me ato vendase por dhe të huaja duke luajtur kushtu një rol të rëndësishëm në sigurimin e transperencës së institucionit. Aktualisht U_POLIS gëzon tre akreditime ndërkombëtare;
1. Akreditim i përvitshëm nga autoritet përgjegjëse Italiane në kuadër të programit të përbashkët doktoraturë midis Universitetit POLIS dhe Universitetit Ferrara, duke filluar që nga viti akademik 2013-2014 dhe në vazhdim.
2. Përmbushja e standarteve të cilësisë së Bashkimit Evropian dhe kërkesave të akreditimit në vendet e origjinës, IPAG Business School, Paris, Francë dhe IHS/ERASMUS University, Rotterdam, Netherlands në bashkëpunim më të cilat Universiteti POLIS ofron tre programe të studimi Master Profesional me nga tre profile secili.
3. Akreditim nga AESOP për programin e studimeve të integruara (5-vjeçare) Planifikim dhe Menaxhim Urban, data e lëshimit dhjetor 2015.
Programet Bachelor
• Inxhinieri Ndërtimi
• Studime Mjedisore
• Art dhe Dizajn
• Shkenca Kompjuterike
Programet Master
• Dizajn të Aplikuar
• Inxhinieri Ndërtimi
• Menaxhim Mjedisor Urban
• Dizajn Arkitektonik dhe Parametrik
• Dizajn Estetik Strukturor
• Dizajn Urban dhe Peizazhi
• Planifikim Hapësinor dhe Aplikime GIS
• Strehim dhe Zhvillim Toke
• Zhvillim Social Urban dhe Burime Njerëzore
• Sipërmarrje dhe Inovacion
• Pasuritë e Paluajtshme
• Marketing dhe Strategji