Politecnico di Milano
Përfaqësuesit e Politecnico di Milano do të marrin pjesë në Study in Italy dhe do t'ju Informojnë në mënyrë të hollësishme rreth këtij institucioni.
Përveç takimeve individuale me përfaqësuesit e cdo institucioni, ju do të keni mundësinë të ndiqni prezantime dhe workshope të ndryshme nga ekspertë të fushes së arsimit. Gjithashtu do të keni mundësinë të përfitoni zbritje dhe oferta të shumta në produktet dhe shërbimet që Integral ofron.
Plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë. Pjesëmarrja në event është falas.

I themeluar në vitin 1863, Politecnico di Milano është një nga universitetet më të shquara teknike në Europë dhe universiteti më i madh në Itali për Inxhinieri, Arkitekturë dhe Dizajn, me mbi 47,500 studentë dhe programe në të gjitha nivelet akademike. Më shumë se 40 programe të Masterit Shkencor dhe 20 programe doktorature ofrohen në gjuhën angleze. Në nivel Bachelor, aktualisht ofrohen programe në anglisht në fushat e Dizajnit Arkitektonik, Inxhinierisë Civile dhe Dizajnit Digjital dhe të Ndërveprimit.
Sipas renditjes më të fundit të universiteteve nga QS Rankings, Politecnico di Milano renditet në vendin e parë në Itali, ndër 10 universitetet teknike më të mira në Europë dhe në 20-shen më të mirë në botë në këtë fushë. Reputacioni i tij te punëdhënësit është jashtëzakonisht i lartë.
Trashëgimia historike dhe atmosfera krijuese e Italisë – me Javën e Dizajnit në Milano dhe shumë ngjarje të tjera kulturore – e bëjnë këtë një vend ideal për të frymëzuar dhe zhvilluar arkitektë dhe dizajnerë të rinj që duan të rriten dhe të zhyten në bukuri.