Tilburg University
Tilburg University
Përfaqësuesit e Tilburg University do të jenë të pranishëm në World Education Fair dhe do të jenë të gatshëm t'ju japin informacione të detajuara rreth këtij universiteti .
 
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
 
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
Regjistrohu këtu
Tilburg University është themeluar në vitin 1927. Ai është një universitet i bazuar në kërkimet shkencore dhe në vite eksperience dhe tradita, duke i inkurajuar dhe përgatitur studentët me kërkesat profesionale të botës moderne.  Universiteti është i njohur për arsimin e tij me cilësi të lartë, orientimin social dhe ndjenjën e fortë të jetuarit në kampus dhe në komunitet. Tilburg University ndodhet në qytetin Tilburg, i cili është qyteti i gjashtë për nga madhësia në Hollandë si dhe një nga qëndrat arsimore më të rëndësishme në vend. Qyteti është gjithashtu një vend turistik, me një jetë kulturore të larmishme dhe kushte të përshtatshme për argëtim.
Tilburg University ofron nje numër të madh të programeve bachelor dhe master në gjuhën angleze në fushat e: Ekonomisë dhe Menaxhimit, Ligjit dhe Administratës Publike, Shkencave Sociale , Kulturës & Filozofisë, Teologjisë. Stafi i kualifikuar i universitetit siguron cilësi të lartë në arsimim. Ai nxit lidhjen dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor midis njerëzve dhe ekipeve dhe promovon cilësinë e lidershipit brenda një organizate efektive.
Universiteti Tilburg operon me një orientim ndërkombëtar akademik.  Ai ka partneritet me më shumë se 100 universitete në vende të ndryshme të botës , disa prej të cilave janë Universiteti Cornell, Universiteti i Barcelonës, Universiteti i Glasgow, National University of Singapore etj. 
Tilburg University është renditur në 50 universitetet më të mira në botë dhe vend të parë në Hollandë për degën e Economics & Econometrics, për vitin 2018, (QS World University Rankings by subject, 2018).
Ky website përdor "cookies" . Duke përdorur atë, pranoni Politikën e privatësisë dhe Politikën e cookie-t . Mësoni më shumë për "cookies" .          Konfigurimet      Prano     
Konfigurimet e Cookie
Ne përdorim "cookies" për t'ju dhënë përvojën më të mirë të mundshme të përdoruesve në faqen tonë. Prej këtu, mund të aktivizoni ose fikni cookies që faqja përdor
E nevojshmeAta regjistrojnë të dhënat që kërkohen për veçoritë themelore të faqes, si p.sh. nënshkrimi i pëlqimit të Politikës Cookie.
StatistikorAta mbledhin statistika të vizitorëve, p.sh., të përdorura nga Google Analytics për të optimizuar shkëmbimin e të dhënave, njohjen e vizitorëve dhe më shumë.
ReklamimiPërdoren për të drejtuar fushatat e reklamave në rrjetin e Google, Facebook, etj., Përdoren për të ndjekur vizitat nga fushatat reklamuese.
Çaktivizo cookies