University of Groningen
Përfaqësuesit e University of Groningen do të jenë të pranishëm në World Education Fair dhe do të jenë të gatshëm t'ju japin informacione të detajuara rreth këtij universiteti .
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.

I ndodhur në pjesën veriore të vendit, Groningeni është një qytet studentor, i sigurt dhe plot gjallëri, i cili ofron shumë aktivitete sociale dhe kulturore. I themeluar në vitin 1614, Universiteti i Groningenit është institucioni i dytë arsimor më i vjetër në Holandë.
Universiteti ka një reputacion ndërkombëtar shumë të mirë, duke u konsideruar si një universitet elitë në Evropë dhe duke pasur partneritete të shumta me universitete jashtë Holandës. Universiteti ofron gjithashtu programe masteri me specializim të dyfishtë në bashkëpunim me universitete në: Norvegji, Suedi, Gjermani, Hungari, Britaninë e Madhe, Kili dhe Spanjë. Studentët ndërkombëtarë e vlerësojnë këtë universitet si më mikpritësin në Holandë.
Në Evropë, universiteti renditet ndër tre të parët për kërkimet shkencore të fokusuara në fushat: Ekologji, Shkenca Hapësinore, Kimi dhe Astronomi. Grupe të tjera kërkimore punojnë në fushat e nanoteknologjisë, biologjisë molekulare, mjekësisë, neurologjisë, sociologjisë, filozofisë, teologjisë, arkitekturës dhe artit.
Ndër të diplomuarit e universitetit bëjnë pjesë një fitues i çmimit Nobel, profesoresha e parë femër në Holandë, kozmonauti i parë holandez dhe presidenti i parë i Bankës Qendrore Evropiane.