Leysin American School
Përfaqësuesit e Leysin American School do të jenë të pranishëm në World Education Fair dhe do të jenë të gatshëm t'ju japin informacione të detajuara rreth këtij universiteti .
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
Për më tepër, gjatë takimeve një-me-një me delegatët, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në workshop-e dhe prezantime mbi tema të lidhura me arsimin, si dhe të përfitoni nga zbritje speciale dhe shumë oferta të tjera të shkëlqyera.
Hyrja në event është falas. Ju lutemi plotësoni formularin e regjistrimit më poshtë.
Leysin American School (LAS) është themeluar në vitin 1960 nga Fred dhe Zigfrid Ott dhe është një nga shkollat kryesore internacionale të Zvicrës. Shkolla është e akredituar nga Shoqata e Shkollave dhe Kolegjeve të Shteteve Qëndrore të SHBA-së, nga Komiteti i Shkollave Internacionale i Britanisë së Madhe dhe Organizata Internacionale e Standartizimit (ISO) 9001:2000. Misioni kryesor i stafit pedagogjik është të edukojë të rinjtë me mendime të reja si formimi i karaktereve të forta, zhvillimi i ndjenjës së drejtësisë dhe interesave përpara problemeve të shoqërisë, pergjegjësia në marrjen e vendimeve, të mbështesin këndvështrimet e tyre, toleranca kundrejt kulturave të ndryshme dhe respektimi i opinioneve të huaja. Parimet filozofike dhe morale, të trashëguara nga familja Ott, janë: përgatitja akademike cilësore dhe formimi i aftësive për të mësuar gjatë gjithë jetës; programi i ekuilibruar për zhvillimin e mire të potencialit artistik, intelektual dhe fizik të çdo nxënësi; arsimim internacional dhe mbështetje e modelit ‘qytetari universal’ e bazuar në Deklaratën e të Drejtave të Njeriut; krijimi i një ambjenti të ngrohtë dhe të këndshëm; bashkëpunim i plotë me prindërit nëpërmjet organizimeve të seminarëve dhe të takimeve të rregullta. LAS zë një vend të rëndësishëm në zemrën e çdo nxënësi, të cilit i krijohet mundësia të ketë mbështetje të vazhdueshme tek profesorët dhe shokët duke u ndjerë pjesë e një ambjenti familjar. Atmosfera ndërkombëtare dhe përfshirja sociale e nxënësve në aktivitete të dryshme, eskursione edukative dhe aktivitete sportive mundëson një arsimim të mirë dhe zhvillim individual.


